Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në katin e dytë të një pallati në Elbasan

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

18 Tetor 2024, 09:23 Nga r.ll
Përfshihet nga flakët banesa në katin e dytë të
foto ilustruese

ELBASAN- Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Aqif Pasha” është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët. Fillimisht zjarri ka nisur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.

Më pas flakët kanë edhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll