Aktualitet

Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite në veri dhe në qendër të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

18 Tetor 2024, 07:11 Nga N.F
Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite në veri dhe në qendër të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.


Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 21°C
në zonat e ulëta 15 deri 27°C
në zonat bregdetare 15 deri 26°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll