Aktualitet

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, shpëtohen tre peshkatarët në Dhërmi

Ata u angazhua menjëherë, duke nisur mjetin lundrues të SPK Dhërmi drejt tyre ku u bë edhe shpëtimi i peshkatarëve. Të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

17 Tetor 2024, 20:16 Nga N.F

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, shpëtohen tre

DHËRMI- Tre peshkatarë u shpëtuan nga policia kufitare Dhërmi pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin pësoi defekt gjatë lundrimit. Policia bën me dije se kishin marrë një njoftim rreth orës 12:15, se tre peshkatarë në zonën e Gjirit të Gramës kishin nevojë për ndihmë.

Ata u angazhua menjëherë, duke nisur mjetin lundrues të SPK Dhërmi drejt tyre ku u bë edhe shpëtimi i peshkatarëve. Të gjithë personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjeti lundrues u shoqërua pa probleme për në molin e Porto Palermos, ku u krye verifikimi i dokumentacionit, që rezultoi i rregullt.

dhermi policia peshkatare

Sondazh

Poll