Incidenti jashtë Kuvendit, Baçi: Efektivi më pa drejt në sy dhe kapi pistoletën, deklarata është e PS pavarësisht se e çon policia
luan baci TIRANË- Një incident është shënuar sot jashtë Kuvendit mes një efektivi të FNSH-së dhe deputetit dem...
Teksa nuk ka zgjedhur të komentojë asgjë për paraardhësin e tij, Mano ka lënë të nënkuptohet se me betimin si deputet do t’i bashkohet aksionit opozitar.
TIRANË- Deputeti Andrea Mano që do të zëvendësojë Ervin Salianjin në Kuvend, është në pritje të betimit si deputet i Korçës për Partinë Demokratike.
Teksa nuk ka zgjedhur të komentojë asgjë për paraardhësin e tij, Mano ka lënë të nënkuptohet se me betimin si deputet do t’i bashkohet aksionit opozitar.
Megjithatë, ai tha në një intervistë për Klan Tv, se situata aktuale nuk i shërben për të mirë askujt dhe duhen krijuar ura komunikimi për ndërtimin e një qeverie teknike.
“Para 3 viteve unë dhashë dorëheqjen nga drejtimi i PD në Korçë. Unë dhe një pjesë e madhe e anëtarëve të Kryesisë. Ne u larguam 280 veta në shenjë proteste për lidershipin, i cili i ktheu zgjedhjet në një pazar të poshtër midis tij dhe njerëzve afër tij. Kështu që ne nuk jemi larguar nga Partia Demokratike, por kemi qenë një grup njerëzish që vazhdonte të jepte kontributin midis radhëve të PD-së.
Ajo që unë shoh, sa i përket qëndrimit tim, është një situatë që nuk i bën nder askujt, as Shqipërisë, as pushtetit, sepse fatkeqësisht duhet të jenë ata që ta bëjnë situatën lehtësisht më të komunikueshme për opozitën. Po shkojmë në një situatë që s’ka një përfundim pozitiv, sepse kur afrojnë zgjedhjet, pushtetit i intereson ta acarojë situatën për të mbledhur apo rigrupimit të militantëve të vetë. Dhe pushteti tani sipas sondazheve ka një rënie të tyre.
Kjo na ka vënë ne në pozitë. Unë besoj se duhen gjetur ura komunikimi për të ndërtuar një qeveri teknike. Është e vështirë, por ne duhet të tentojmë sepse s’kemi ç’bëjmë. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ne duhet të bëjmë edhe plane të tjera. Qeveria teknike është shumë e zorshme që të arrihet në rrugë ekstreme në këto momente. Presioni duhet, ne duhet të vazhdojmë protestat dhe çdo rrugë tjetër që mendojmë se mund të na sjellë efekt, por nga ana tjetër duhet të vendosim komunikimin me ndërkombëtarët”, përfundoi Mano, duke i kërkuar ndër të tjera ndjesë elektoratit të tij korçar për vendimet e gabuara në të shkuarën sikurse djegia e mandateve.
luan baci TIRANË- Një incident është shënuar sot jashtë Kuvendit mes një efektivi të FNSH-së dhe deputetit dem...
flamur noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se ajo çfarë ndodhi sot brenda dhe jash...
Meloni dhe Rama ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar sot ndaj kritikave tw opozitës italiane për marrëveshjesn e a...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur pos...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të t...
gazment bardhi, elisa spiropali TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur ...
elisa spiropali TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas kaosit brenda dhe jashtë Kuvendit dhe për protestën e depu...
Deputetë të opozitës italiane LEZHË- Një ditë pas mbërritjes së emigrantëvë të parë në kam...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish për incidentin e ndodhu...