Aktualitet

I gjetën 14 kg drogë të fshehur në mjet, arrestohet shqiptari në Itali, kokaina kishte vlerë 1 milion euro

Lënda narkotike vlerësohet se do të kapte vlerën mbi 1 milion euro nëse do të shitej në treg.

17 Tetor 2024, 18:34 Nga N.F
I gjetën 14 kg drogë të fshehur në mjet, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në Parma të Italisë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap me 14 kg kokainë. Lënda narkotike vlerësohet se do të kapte vlerën mbi 1 milion euro nëse do të shitej në treg.


Automjeti me të cilin transportohej kokaina u kap nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrulle të zakonshme autostrade dhe këqyrje të thelluar duke nisur nga shasia e mjetit. Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e dallimeve strukturore në bagazhin e makinës ku ishte krijuar një “fund i rremë” në të cilin ishin fshehur deri në 12 blloqe kokaine.

dorge ne itali arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll