Aktualitet

Zbulohet plantacioni i kanabisit në Greqi, në pranga dy shqiptarët që kujdeseshin për bimët

Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm në një sipërfaqe prej 20 hektarësh ku kultivohej misër në zonën rurale “Pavlos” në Orchomenos.

17 Tetor 2024, 17:33 Nga E. D
Zbulohet plantacioni i kanabisit në Greqi, në pranga dy
fotot ilustruese

GREQI- Një plantacion hashashi është zbuluar nga policia greke. Siç raportohet për 6000 bimët e kanabisit kujdesheshin shqiptarët, të cilët janë arrestuar. 

Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm në një sipërfaqe prej 20 hektarësh ku kultivohej misër në zonën rurale “Pavlos” në Orchomenos. Pronar i plantacionit me misër ishte një grek nga Fthiotida. Por mes misrit ai kishte zgjedhur të kultivonte edhe hashash.

Shitja e kanabisit do të sillte mbi 12 milionë euro fitim. Në zonën e plantacionit u gjetën dy shqiptarët që kujdeseshin për hashashin, ndërsa pak më vonë u arrestua edhe pronari i pronës.

policia greke

Sondazh

Poll