Bota

Eliminohet organizatori i sulmit të 7 tetorit? Ushtria izraelite: Po hetohet mundësia që lideri i Hamasit, Yahya Sinwar të ketë vdekur nga bombardimet

Burime nga ushtria izraelite raportojnë se Sinwar u gjet duke tentuar të lëvizte nga pika në pikë në jug të Rripit, konkretisht në Rafah.

17 Tetor 2024, 16:31 Nga r.ll
Eliminohet organizatori i sulmit të 7 tetorit? Ushtria izraelite: Po
yahya sinwar

RAFAH- Organizatori i sulmit të 7 tetorit, Yahya Shinwar, lideri i Hamasit, dyshohet se është vrarë pas një sulmi ajror izraelit në Gaza. Sinwar, një figurë qendrore e Hamasit, nëse konfirmohet se lajmi për vdekjen e tij është i vërtetë, pritet të ketë implikime të rëndësishme për zhvillimet në rajon. Lidhur me këtë kanë reaguar edhe Forcat e Mbrojtjes izraelite.

“Gjatë një operacioni të luftëtarëve të IDF në Rripin e Gazës, tre terroristë u vranë. IDF dhe Shin Bet po hetojnë mundësinë që një nga terroristët të jetë Yahya Sinwar. Në këtë fazë, identiteti i terroristëve nuk mund të konfirmohet”, shrkuajnë në një postim në "X". 

Burime nga ushtria izraelite duke folur për protpothema.gr raportojnë se Sinwar u gjet duke tentuar të lëvizte nga pika në pikë në jug të Rripit, konkretisht në Rafah.

Sipas të njëjtave burime, ushtria izraelite zbuloi në një kontroll rutinë lëvizjen e Sinwar dhe grupit të tij në zonë përpara se të vazhdonte me operacionin për neutralizimin e tij.

“Nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij”, thonë konkretisht, “ai u gjet dhe u vra gjatë një prej kontrolleve ditore në zonën e gjerë të Rafës”. 

Më herët (13:00) avionët luftarakë izraelitë, pas informacioneve nga shërbimet në terren, bombarduan ndërtesat në Gazën Veriore ku ishin mbledhur anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik. Në këtë takim morën pjesë të paktën 12 nga zyrtarët më të lartë të dy organizatave.

yahya sinwar

Sondazh

Poll