Bota

VIDEO/ Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur për pesë minuta në katin e 16, brazilianja shpëtohet në momentet e fundit

Siç raportohet pastruesja mbeti e varur jashtë dritares për më shumë se pesë minuta.

17 Tetor 2024, 16:54 Nga E. D

VIDEO/ Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur për

BRAZIL- Ky është momenti dramatik kur një grua u varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të, pasi rrëshqiti dhe përfundoi jashtë teksa po pastronte dritaret. Incidenti ka ndodhur në Guaruja në afërsi të Sao Paulo, Brazil.

Siç raportohet pastruesja mbeti e varur jashtë dritares për më shumë se pesë minuta. Pamjet amatore të filmuara nga një burrë që gjendej në objektin përballë shihet gruaja duke u mbajtur në dritare në katin e 16-të të një ndërtese kolektive.

Kalimtarët e rastit dëgjohen duke bërtitur në rrugë para se ajo të shpëtohej nga një burrë që arrin ta fut brenda tarracës. Mbetet e paqartë nëse policia ka filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e vërtetë e këtij incidenti. 

brazil

Sondazh

Poll