Bota

"Do të shkoj atje dhe do të shoh se çfarë do të ndodhë"/ Trump: Emigrantët në Ohio po hanë kafshë shtëpiake

Gjithashtu Trump vazhdoi me të pavërtetën se emigrantët në Ohio hanë kafshët shtëpiake. 

17 Tetor 2024, 16:17 Nga E. D
"Do të shkoj atje dhe do të shoh se çfarë do të
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka takuar në kuadër të fushatës anëtarë të popullsisë hispanike në Florida. Gjithashtu Trump vazhdoi me të pavërtetën se emigrantët në Ohio hanë kafshët shtëpiake. 

Me gjithë respektin e duhur, a besoni vërtet se këta njerëz hanë kafshë shtëpiake, ishte pyetja e një anëtari të popullsisë hispanike.

“Kështu raportuan mediat, unë thjesht po them atë që raportuan mediat. Këto janë të gjitha raportime. Unë do të shkoj atje dhe do të shoh se çfarë do të ndodhë dhe më pas do t’ju njoftoj. Por, ishte në gazeta dhe u raportua gjerësisht”, u përgjigj Trump. 

Trump disa herë ka thënë se emigrantët haitianë po ushqehen me mace dhe qenë. Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor.

donald trump

Sondazh

Poll