Politike

Kaosi në Kuvend/ Vokshi: Nuk do heqim dorë, jemi dhunuar fizikisht

Ndërkohë që ka theksuar se deputetja Elda Hoti është përndjekur ditën e sotme.  

17 Tetor 2024, 11:13 Nga I.A
Kaosi në Kuvend/ Vokshi: Nuk do heqim dorë, jemi dhunuar fizikisht
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga aksioni i tyre. Duke folur për mediat, Vokshi ka theksuar se ato janë dhunuar nga garda. Ndërkohë që ka theksuar se deputetja Elda Hoti është përndjekur ditën e sotme.  

"Pavarësisht se Elisa Spiropali thoshte se nuk ishin urdhrat e saj, të na thotë se kush e mban peng. Parlamenti nuk është përfaqësues i popullit, por është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat. Shiheni si i kanë vënë hekurat, është kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Jemi një ditë pas hapjes së kapitujve, kapitulli i parë janë institucionet demokratike. A është institucion demokratike ky? Gratë po dhunohen.

Kush e ka dhënë urdhrin që të mos lejohen deputetët e opozitës pa nisur seanca. Ndalimi i deputetëve ka qenë i qëllimshëm. Mundohen të na pengojnë. Nuk lejohen përfaqësuesit e popullit, ndërsa lejohen përfaqësitë e Bajrave dhe Gjokave. Nuk do heqim dorë, na kanë pasur dhe do na kenë përballë. Jemi dhunuar fizikisht. Zonja Hoti u përndoq “, tha Vokshi.

albana vokshi seance plenare 17 tetor 2024

Sondazh

Poll