Politike

"E paprecedentë të sulmohet Kuvendi në këtë farë feje"/ Spiropali drejtuar Opozitës: Kthehuni arsyes t'i kthehemi tavolinave

Ndërkohë që ka kërkuar që nga ata të dënojnë dhunën dhe pengimin e punës. 

17 Tetor 2024, 10:56 Nga I.A
"E paprecedentë të sulmohet Kuvendi në këtë
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e ka quajtur të paprecedent faktin që të sulmohet institucioni i Kuvendit. Gjatë fjalës në seancë plenare, Spiropali u ka bërë thirrje Opozitës që t'i kthehen arsyes. Ndërkohë që ka kërkuar që nga ata të dënojnë dhunën dhe pengimin e punës. 

“Garda ka organizuar hyrjen në sallë në mënyrë të dinjitetshme. Për shkak të dhunës së ushtruar mbi ta, respektoni punën e tyre. Nëse doni të zhvilloni një seanca normale, të dënonin dhunën dhe pengimin e punës së deputetëve dhe patjetër ne jemi të hapur të ulemi jo vetëm në Konferencën e Kryetarëve, por kudo. Është e paprecedentë që Kuvendi të sulmohet dhe digjet në këtë farë feje. Kthejuni arsyes dhe ne patjetër do tu kthehemi tavolinave. Siç ju dhamë mundësinë të merrni fjalën, duhet të kuptoni se të gjithë kanë të drejtë të marrin fjalën”, tha Spiropali.

seance plenare 17 tetor 2024

Sondazh

Poll