Politike

Jurgis Çyrbja u thirr në SPAK dhe la mandatin, Spiropali i njofton vakancën KQZ-së

Çyrbja akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit.

17 Tetor 2024, 10:20 Nga M.B
Jurgis Çyrbja u thirr në SPAK dhe la mandatin, Spiropali i
Jurgis Çyrbja

TIRANA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar sot gjatë seancës parlamentare dorëheqjen e Jurgis Çyrbjes. Çyrbja akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Ndërkohë, Spiropali ka njoftuar se Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës.

"Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes. Sa më sipër, Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës", tha Spiropali.

Gjashtë ditë më parë, pasi dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, Jurgis Çyrbja është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën "Shpërdorim detyre.  

Hetimet për ish-deputetin nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.

Në atë kohë kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

kuvendi

Sondazh

Poll