Politike

Kaosi në Kuvend, Shehu: Keni vendosur rend ushtarak në Parlament. Majko: Nano ka qenë në burg

Ndërkohë që deputeti socialist Pandeli Majko ka kujtuar se në kohën që Opozita ka qënë në pushtet, është burgosur kreu i PS-së së atëhershme Fatos Nano.     

17 Tetor 2024, 10:19 Nga I.A
Kaosi në Kuvend, Shehu: Keni vendosur rend ushtarak në Parlament.
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se mazhoranca po e kthen Kuvendin në rend ushtarak. Teksa ka folur në Kuvend, Shehu ka theksuar se Kuvendi është bërë si grusht shteti. Ndërkohë që deputeti socialist Pandeli Majko ka kujtuar se në kohën që Opozita ka qënë në pushtet, është burgosur kreu i PS-së së atëhershme Fatos Nano.     

Replikat:

Tritan Shehu: Grusht shteti! Po bllokohen deputetët. Janë edhe ata të padënuar dhe Garda nuk po i lejon të futen. Të vendoset rendi ushtarak në Kuvend. Ministër i brendshëm janë efektivët e tu ata. Kam që në ’91 deputet kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Majko: Shehu ka qenë këtu kur kreu i PS ka qenë në burg në Tepelenë. Nuk mendoj që është vendi për të kujtuar shumë nga e kaluara. Pse keni hedhur molotov në selinë e PS, nuk ka ndodhur as në ’97 kur shkëmbeheshin plumba, meqë folët për përgjegjësi politike.

tritan shehu pandeli majko seance plenare 17 tetor 2024

Sondazh

Poll