Politike

"Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia!" Braçe: Ankoheni për gardhin, unë në ’97 kam hyrë i larë në gjak në sallë

Braçe tha se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur sipas tij Tirana ishte në shtetrrethim.

17 Tetor 2024, 10:28 Nga M.B
"Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia!"
Erion Braçe

TIRANA- Deputeti socialist, Erion Braçe i përgjigj deputeti opozitar Tritan Shehut, i cili u shpreh se kjo që po ndodh me Gardën që nuk lejon deputetët të hyjnë në Kuvend, nuk ka ndodhur që në 1991. Braçe tha se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur sipas tij Tirana ishte në shtetrrethim. Ai shtoi se kreu i PD vinte këtu e i sulmonte dhe sipas tij historia përsëritet, por sot po përsëritet komike.

"Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia. Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës. Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen. Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njëerëze që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim. Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike", tha Braçe.

kuvend

Sondazh

Poll