Politike

“Hape krahun!" Tensione para Kuvendit, Noka shtyn gardistët, Bardhi: Ky është vendi kandidat për në BE

Nga ana tjetër kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazmet Bardhi përsëriti vazhdimisht se "ky është vendi kandidat për anëtarësim në BE".

17 Tetor 2024, 09:57 Nga M.B
“Hape krahun!" Tensione para Kuvendit, Noka shtyn gardistët,
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës para hyrjes së Kuvendit që është rrethuar me barriera metalike, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në sallën e Parlamentit.

"Hape krahun”, i drejtohen Noka punonjëve të Gardës teksa ka shtyrë gardistët dhe ka tentuar të heqë barrierat metalike.

Nga ana tjetër kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazmet Bardhi përsëriti vazhdimisht se "ky është vendi kandidat për anëtarësim në BE".

 

kuvendi

Sondazh

Poll