Aktualitet

Dhunimi i Klea Prengës/ Policia: Ekzekutohen masat e sigurisë ndaj motrave Berisha, "arrest me burg" për Marielën dhe "detyrim paraqitje" për Antonelën

Dyshja dhunuan brutalisht në një restorant më 8 gusht, Prengën, e cila si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda dhe të pariparueshme në fytyrë.

16 Tetor 2024, 20:06 Nga r.ll
Dhunimi i Klea Prengës/ Policia: Ekzekutohen masat e sigurisë ndaj
klea prenga dhe motrat berisha

TIRANË- Mariela dhe Antonela Berisha, të cilat akuzohen si autoret e dhunimit të 24-vjeçares, Klea Prenga janë vetëdorëzuar në komisariat, pas tre muajsh arrati. 

Policia bën me dije se janë caktuar edhe masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre. Gjykata ka caktuar "arrest në burg" për Mariela Berishën dhe "detyrim paraqitje" për të motrën Antonelën.

Dyshja dhunuan brutalisht në një restorant më 8 gusht, Prengën, e cila si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda dhe të pariparueshme në fytyrë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore" ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

antonela berisha mariela berisha

Sondazh

Poll