Aktualitet

EMRI/ Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Demaj u ndalua mbrëmjen e së hënës nga një patrullë policore.

16 Tetor 2024, 18:59 Nga E. D
EMRI/ Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
fotot ilustruese

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me një armë zjarri që e mbante pa leje. Siç raportohet pistoleta që policia i bllokoi Arbnor Demaj, ishte një Zoraki 7.65 me 9 fishekë.

Demaj u ndalua mbrëmjen e së hënës nga një patrullë policore. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti një sasi hashashi e barabartë me 106 gramë.

Ndaj shqiptarit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai nuk ka dhënë shpjegime sepse posejdonte një armë zjarri, ndërsa dyshohet se ai mbante një të tillë në formën e “mbrojtjes”.

arbnor demaj

Sondazh

Poll