Sport

Paolo Maldini për debutimin e të birit, Danielit me fanelën e Italisë: “Emocionet si baba, janë më të forta se ato të futbollit”...

Ish-kapiteni i Milanit: "Karriera ime profesionale filloi këtu në Udine, gjithmonë kthehem këtu me shumë dëshirë"

16 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Paolo Maldini për debutimin e të birit, Danielit me fanelën e

ITALI - "Ajo që kam përjetuar janë emocione të ngjashme me ato të babit, të cilat janë shumë më të forta se ato të të luajturit futboll".

Pak orë pas natës magjike të familjes Maldini, Paolo ende flet me emocion për debutimin e djalit të tij, Danielit për Italinë, ndeshje e cila u zhvillua mbrëmjen e së hënës për Ligën e Kombeve kundër Izraelit, ngjarje kjo që u përjetua nga babai i tij në tribunën e stadiumit Bluenergy:

“Karriera ime si profesionist filloi këtu në Udine, unë gjithmonë kthehem me shumë dëshirë, - tha ish-kapiteni i Milanit, i cili foli edhe për ekipin me të cilin kuqezinjtë do të përballen të shtunën në orën 18:00. - Unë gjithmonë e kam konsideruar Udinesen një nga skuadrat më fizike, ndonjëherë dhe problemet vitin e kaluar më kishin befasuar shumë, mendoj se kanë arritur një status, ku mund të aspirojnë jo vetëm shpëtimin”.

Duke folur për Udinese dhe debutimin e tij me fanelën e Italisë, Paolo Maldini foli edhe për qendërsulmuesin e bardhezinjve, Lorenzo Lucca, i cili ashtu si djali i tij debutoi me azzurrët në ndeshjen e së hënës në mbrëmje: “Lucca është një mall i rrallë,”- tha ai për TV12.

Gokhan Inler, kreu i fushës teknike të Udineses, foli gjithashtu për sulmuesin: “Lucca e meriton këtë debutim, vitin e kaluar në nivel individual, ai bëri mirë dhe këtë vit ne përpiqemi ta zhvillojmë atë edhe më shumë, sepse ai ka aftësinë të bëhet një sulmues i madh. Ai po ecën mirë dhe falënderoj edhe Spallettin, i cili më në fund e thirri atë, ne jemi shumë të lumtur për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll