Sport

Fillon ‘epoka’ Tuchel te Anglia!... Sot në orën 14:30, FA do ta zyrtarizojë...

Federata Angleze e Futbollit, në mesditë ka lajmëruar për një conference me shtypin

16 Tetor 2024, 11:15 Nga DOSJA

Fillon ‘epoka’ Tuchel te Anglia!... Sot në orën 14:30, FA

ANGLI - Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares angleze.

51-vjeçari ka arritur një marrëveshje me FA dhe do të zërë vendin e Lee Carsley, i emëruar menaxher i përkohshëm për katër ndeshjet e fundit të luajtura nga “Tre Luanët”, pas largimit të Gareth Southgate, i dëshpëruar nga humbja e dytë radhazi në një finalje të kampionatit europian.

Emërimi i Tuchel, ish-trajnerit të Chelsea, PSG, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, do të bëhet i ditur brenda pak orësh: siç raporton BBC, pasi FA ka thirrur një konferencë për shtyp për këtë pasdite, në orën 14:30.

Mbetet për t'u parë nëse trajneri gjerman Thomas Tuchel do të jetë i pranishëm në këtë konferencë, megjithëse emërimi i tij do të konfirmohet nga Mark Bullingham, CEO i FA.

Ish-trajneri i Chelseat, Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit, i cili më kot priti lëvizjet nga Manchester United, do të bëhet kështu trajneri i tretë i huaj në historinë e kombëtares angleze, pas Sven-Göran Eriksson dhe Fabio Capellos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll