Sport

VIDEO/ Një 'recital show' i Leo Messit ndaj Bolivisë, në rikthimin e tij te Argjentina!

“Hat-trick” dhe asistime të dyfishta në fitoren kundër Bolivisë (6-0)

16 Tetor 2024, 07:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Një 'recital show' i Leo Messit ndaj Bolivisë,

ARGJENTINE - 'Albiceleste' nuk po kalonte një moment të mirë pasi, humbi kundër një Kolumbisë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2026 dhe barazoi me Venezuelën në Maturin.

Por, kur Leo Messi ndihet si 'party'... pak mund të bëhet. Në rikthimin e tij te Argjentinë pas më shumë se 300 ditësh, ai u shfaq në fitoren kundër Bolivisë (5-0) me një “hat-trick” dhe dy asistime në sytë e një ‘Monumental’ të dorëzuar.

Ishte e vështirë për Argjentinën të fillonte të shpërbënte kuadrin mbrojtës, që kishte krijuar Bolivia. Por, në një lapsus të Marcelo Suárez, Lautaro i mundësoi Messit rastin për të hapur rezultatin në minutën e 19-të.

Prej këtij momenti, filloi "show" privat i Leos në Monumental. Nga liria që Scaloni i jep gjithmonë, ai ishte “fari” që udhëhoqi lojën e një Argjentina, që qartazi shkonte nga më pak në më shumë. 

Në vazhdim, ai preferoi t'i kthente asistimin Lautaro, pas një pasimi të shkëlqyer në hapësirë (43’) ​për 2-0. Pas tri minutash radhën do ta kishte Julián, që pas një shërbimi tëç përsosur nga “Pleshti” do të mbyllte pjesën e pare me rezultatin 3-0.

VIDEO/ Një 'recital show' i Leo Messit ndaj Bolivisë,

Edhe me ndeshjen plotësisht të vendosur, Argjentina nuk mbeti e kënaqur. Otamendi shënoi të katërtin me një goditje me kokë perandorake... gol i cili u anulua nga një pozicion jashtë loje të Tagliafico.

Bolivia pati një iluzion për përgjigje, por Argjentina e shtypi shpejt gazin përsëri për të mbajtur larg lojtarët e Villegas. Ai mundi të bënte pak për të zmbrapsur golin e mëpasshëm të Thiago Alamada në minutën e 69-të pas një përleshjeje mes Paredes dhe Molinës në krahun e majtë... 

Argjentina, me Messin fantastik nuk kishte mbaruar dhe gjeti pesë minuta nga fundi, pas një 'sllallomi' përgjatë korsisë qendrore, të bënte 5-0. Por “Pleshti” nuk u ndal me kaq. 

Ai donte “hat-trick”, të cilin e gjeti në aksionin e radhës, pas një tjetër loje të shkëlqyer individuale në front, duke na kujtuar kujtoi Messin e zakonshëm dhe 6-0 në minurtën e 86-të… Kush vendosi të rrinte zgjuar deri vonë, nuk u pendua. Në 'Monumentale' ishte ekspozita e numrit e '10'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll