Aktualitet

U ndje keq në burg dhe u dërgua në spital, humb jetën 73-vjeçari i dënuar në Vlorë

Tashmë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

16 Tetor 2024, 11:05 Nga M.B
U ndje keq në burg dhe u dërgua në spital, humb jetën
Foto ilustruese

VLORA- Një 73-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Vlorës. Mësohet se ai ishte ndjerë keq në burgun ku po vuante dënimin për vepra të turpshme dhe është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë. Tashmë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

vlora

Sondazh

Poll