Sport

Sir Alex Ferguson do largohet si ambasador i Manchester United në fund të sezonit...

Sipas mediave angleze, Sir Alex Ferguson do të largohet nga roli i ambasadorit të Manchester United në fund të sezonit, me marrëveshje të përbashkët me drejtuesit e “Djajve të Kuq”. Ky largim është pjesë e një plani të madh kursimesh të ndërmarrë nga klubi.

15 Tetor 2024, 14:46 Nga DOSJA
Sir Alex Ferguson do largohet si ambasador i Manchester United në fund

ANGLI - Do të jetë një revolucion simbolik në shkallën e Manchester United.

Sir Alex Ferguson, 82 vjeç, i cili ka drejtuar klubin midis viteve 1986 dhe 2013, dhe veçanërisht ka fituar 13 tituj kampionë dhe dy Liga të Kampionëve, do të largohet nga posti i ambasadorit të “Djajve të Kuq” në fund të sezonit, rol të cilin, sipas mediave angleze, e ka mbajtur që nga largimi nga pankina.

Ky largim vjen si pjesë e një plani kursimi të nisur nga Ineos, bashkëpronar i klubit, sepse skocezi merrte 2.16 milionë paund në vit (2.6 milionë euro) për këtë funksion.

Pushimi padyshim ndodhi në një mënyrë miqësore mes Fergusonit mes Manchester United, i cili ia bëri të qartë trajnerit legjendar se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Old Trafford.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll