Bota

U dënua për shkak të pikturës së vajzës kundër luftës në Ukrainë, lirohet nga burgu babai rus: Kalova dy muaj në izolim, ishin dhoma torture

Moskalyov, i veshur ende me rrobat e burgut, i tha faqes ruse të të drejtave të njeriut OVD-info se ai kaloi dy muaj në izolim, të cilin ai e përshkroi si një "dhomë torture".

15 Tetor 2024, 16:57 Nga N.F
U dënua për shkak të pikturës së vajzës
Piktura e vajzes

RUSI- Alexei Moskalyov është liruar nga burgu. Rusi u dënua me dy vjet burg për shpifje ndaj ushtrisë për shkak të një pikture të vajzës së tij kundër luftës.  Moskalyov u përshëndet nga vajza e tij, gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut teksa largohej nga kolonia e burgut në rajonin Tula të Rusisë, siç tregon video e postuar në mediat sociale.

Moskalyov, i veshur ende me rrobat e burgut, i tha faqes ruse të të drejtave të njeriut OVD-info se ai kaloi dy muaj në izolim, të cilin ai e përshkroi si një "dhomë torture". Ai tha gjithashtu se edhe një i burgosur tjetër ishin në një qeli me dysheme të kalbura, ku ishte shumë ftohtë dhe përshkroi minjtë e mëdhenj që hynin brenda.

Alexei Moskalyov, një baba rus i cili u burgos në vitin 2023 për "diskreditim të ushtrisë" pasi vajza e tij në atë kohë 12-vjeçare Masha vizatoi një fotografi që tregonte raketat ruse që bien mbi një nënë dhe fëmijë ukrainas.

"Ne ishim në këmbë për 16 orë çdo ditë, sepse shtretërit ishin të fiksuar në mur dhe stoli metalik ishte aq i ftohtë sa ishte e pamundur të uleshim në të," tha Moskalyov.

Ai u vendos në arrest shtëpiak, por më pas u arratis në Bjellorusi, por shpejt u arrestua përsëri dhe u kthye në Rusi. Rasti i Moskalyov u bë tituj botërorë sepse autoritetet vendosën ta privojnë vajzën e tij Masha nga kujdesi prindëror dhe ta transferojnë atë në një institucion fëmijësh përpara gjyqit të tij, dhe më pas ajo iu dorëzua nënës së saj, me të cilën nuk kishte jetuar për shumë vite. Në shkurt 2024, një gjykatë ruse e apelit uli dënimin e tij me dy muaj burg.

rusi burg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll