Bota

Kate Middleton më e lumtur se kurrë, Princesha shfaqet duke mbështetur Princin Louis në një ndeshje futbolli

Princesha u pa duke biseduar e lumtur me prindër të tjerë teksa mbështeti djalin e saj më të vogël.

15 Tetor 2024, 16:54 Nga E. D
Kate Middleton më e lumtur se kurrë, Princesha shfaqet duke
Kate Middleton

ANGLI- Princesha e Uellsit Kate Middleton bëri një paraqitje të rrallë publike gjatë fundjavës, duke shkuar për të mbëshetetur djalin e saj në një ndeshje futbolli. Kate i është rikthyer jetës publike javët e fundit, duke marrë pjesë në angazhimet e punës, një udhëtim në Balmoral dhe madje edhe një vizitë në balet. Princesha u pa duke biseduar e lumtur me prindër të tjerë teksa mbështeti djalin e saj më të vogël.

"Ju nuk do ta besoni në të vërtetë. Unë e çoj djalin tim në një ndeshje futbolli shumicën e fundjavave. kishte shumë njerëz që bisedonin dhe ishte pak atmosferë e çuditshme, jo atmosfera e zakonshme,: tha Kate. 

Dalja e rrallë publike e Middleton vjen pas një paraqitjeje tjetër surprizë  një paraqitje e përbashkët me bashkëshortin e saj, Princin William, duke u takuar me familjet dhe personelin e shërbimeve të urgjencës, të prekur nga sulmi tragjik me thikë.  Vizita mbretërore shënoi daljen e parë zyrtare mbretërore për Princeshën Kate që kur ajo njoftoi se kishte përfunduar me sukses trajtimet e kimioterapisë për një diagnozë të papërcaktuar të kancerit.

kate middleton

Sondazh

Poll