Bota

"Kemi disa njerëz shumë të këqij"/ Trump: SHBA e kërcënuar nga të majtët radikalë

Gjithashtu trump hodhi poshtë çdo pretendim që votuesit e tij mund të krijonin kaos apo tensione.

15 Tetor 2024, 15:43 Nga E. D
"Kemi disa njerëz shumë të këqij"/ Trump: SHBA e
Donald Trump

SHBA- Donald Trump gjatë një intervistë për Fox News ka deklaruar se kërcënimi i vërtetë për SHBA vjen nga disa të majtë radikalë. Gjithashtu trump hodhi poshtë çdo pretendim që votuesit e tij mund të krijonin kaos apo tensione.

“Ai nuk e ka idenë se çfarë po ndodh, me drejtësinë. Ai e kalon pjesën më të madhe të ditës duke fjetur. Mendoj se problemi më i madh janë njerëzit nga brenda. Kemi disa njerëz shumë të këqij. Kemi disa të sëmurë, të çmendur të majtë radikalë. Unë mendoj se ata duhet të merren nëse është e nevojshme, nga Garda Kombëtare ose nga ushtria”, tha ai. 

Më heret kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka paralajmëruar për trazira në SHBA nëse Donald Trump humbet zgjedhjet e Nëntorit. Ndërsa Kamala Harris paralajmëroi se veprimet e Trump mund të vënë në rrezik lirinë e njerëzve.

donald trump

Sondazh

Poll