Bota

VIDEO/ Doli nga tempulli pas lutjeve të mëngjesit, depozita e ujit në Indi bie mbi gruan

Siç shihet edhe në video ajo po kalonte në rrugë kur depozita i bie papritur. 

15 Tetor 2024, 16:20 Nga E. D
VIDEO/ Doli nga tempulli pas lutjeve të mëngjesit, depozita e ujit
pamje nga vendngjarja

INDI- Pamje të rënda janë raportuar në India, ku një grua që kishte bërë donacionin e saj në tempullin në Indi, del jashtë dhe papritur një depozitë masive uji i bie nga lart. Fatmirësisht gruaja nuk ka pësuar lëndime.

Siç shihet edhe në video ajo po kalonte në rrugë kur depozita i bie papritur.  Por në vend që ta shtypte, depozita e zbrazët ra në mënyrë të përkryer duke mos e prekur gruan, e cila shihen më pas e palënduar brenda depozites. Vendasit thonin se incidenti i pazakontë ndodhi në rezidencën Dindoli, Surat, pas lutjeve të mëngjesit më 5 tetor.

Gruaja raportohet se ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte bërë donacionin ose siç njihet në vend ‘prasadam’. Fqinjët dolën me nxitim pasi dëgjuan zhurmën dhe u shokuan të gjenin gruan të palënduar brenda konteinerit të rrumbullakët.

aksident ne indi

Sondazh

Poll