Aktualitet

E rëndë në Tiranë, punonjësi i Gardës së Republikës qëllon veten me armën e shërbimit, niset me urgjencë për në spital

Po ashtu bëhet me dije se punonjësi i Gardës është transportuar me urgjencë në spitali.

15 Tetor 2024, 11:40 Nga M.B

 

E rëndë në Tiranë, punonjësi i Gardës së
Foto ilustruese

TIRANA- Një punonjës i Gardës së Republikës, 37-vjeç, ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit. Mësohet se ngjarja mësohet se ka ndodhur në Qytetin Studenti në kryeqytet paraditen e sotme ku ai ka qenë në banesë. 

Po ashtu bëhet me dije se punonjësi i Gardës është transportuar me urgjencë në spitali. Momentalisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

garda e republikes

Sondazh

Poll