14 Tetor 2024, 22:50
Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHKODËR- Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër. Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”. Në rrethana ende të paqarta u plagos me thikë një 15-vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia pasi identifikoi autorin bëri edhe shoqërimin e tij në Komisariat për veprime të mëtejshme. Autori mësohet se është bashkëmoshatar me viktimën. Policia gjithashtu ka sekuestruar thikën me të cilën u vra i mituri.
Njoftimi i plotë;
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, menjëherë u krijua grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
vrasja e 15-vjeçarit ne shkoder autori policia
Aktualitet
14 Tetor 2024, 22:29
r.ll
vendngjarja
SHKODËR- Vrasja e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ndërkohë bë...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 21:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Liria personale e të shprehurit pa u censuruar duket se po reduktohet çdo ditë në institucione t&eu...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 22:16
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Dy persona janë shpëtuar nga policia e Vlorës pasi skafi me të cilin kishin dalë për peshki...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 21:44
E. D
Shqiptarët e dënuar
ANGLI- Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi bastisjet n...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 21:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Anija "Libra e Marinës" është nisur sot drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e par&eu...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 21:32
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 21:28
N.F
Drejtoresha
SHKODËR- Tre nxënës të gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër janë përjashtuar nga shkolla me arsy...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 21:15
N.F
Aksidenti
SHËNGJIN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Shëngjinit. Mësohet se një...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 20:44
E. D
fotot ilustruese
MILOT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem. M&eu...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 20:41
r.ll
vednngjarja
SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. 15-vjeçari, Emilja...