Aktualitet

"Media platformë e atyre që mbajnë pushtetin ekonomik"/ Anëtari i "Lëvizjes Bashkë": U prenë nga emisioni pjesët ku Arlind Qorri fliste për biznesmenët dhe pronarin e televizionit

Zoto shkruan se kreu i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qorri, ditën e djeshme në një emision në Vizion Plus

14 Tetor 2024, 22:43 Nga r.ll
"Media platformë e atyre që mbajnë pushtetin ekonomik"/
arlind qorri

TIRANË- Anëtari i "Lëvizjes Bashkë", Kristjan Zoto ka denoncuar në rrjetet e tij sociale një rast të censurimit të deklaratave të personazheve që ftohen në emisione në televizionet shqiptare. 

Zoto shkruan se kreu i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qorri, ditën e djeshme në një emision në Vizion Plus. Më tej ai thotë së ditën e sotme, pjesët ku Qorri flet për Samir Manen, Shefqet Kastratin apo pronarin e Vizion Plus-it janë prerë nga emisioni i postuar në YouTube.

"Ironikisht, sa më shumë përpiqen të na mbyllin gojën, aq më shumë forcojnë bindjen se kush janë pronarët e vërtetë të politikës dhe medias.", shprehet Zoto ndër të tjera në postimin e tij. 

POSTIMI I PLOTË:

Dje, Arlind Qori ishte i ftuar në emisionin "2984 me Albano Bogdon" në VIZION PLUS. Sot, pjesët ku Arlindi flet për Samir Manen, Shefqet Kastratin apo pronarin e Vizion Plus-it janë prerë nga emisioni i postuar në YouTube.

Censurimi i këtyre pjesëve na tregon edhe njëherë se media në Shqipëri nuk është një hapësirë e lirë, por një platformë e kontrolluar nga interesat e atyre që mbajnë pushtetin ekonomik. Edhe pse Arlindi u ftua në emision, ata qëndruan me "gërshërë në dorë", duke prerë ato pjesë që prekën drejtpërdrejt interesat e tyre.

Kjo nuk është surprizë për ne që e njohim mirë sistemin mediatik shqiptar dhe lidhjet e tij të ngushta me biznesin, nëntokën dhe politikën. Ata që kanë ndërtuar dhe mbështetur këtë sistem të padrejtë dhe të korruptuar, nuk lejojnë që kritikat të arrijnë tek publiku. Çdo herë që Lëvizja BASHKË dhe Arlind Qori ngre zërin kundër oligarkëve dhe kapjes së politikës, ata reagojnë me censurë dhe heshtje.

Ironikisht, sa më shumë përpiqen të na mbyllin gojën, aq më shumë forcojnë bindjen se kush janë pronarët e vërtetë të politikës dhe medias.

Kjo është thjesht një betejë në luftën tonë të gjatë për të fituar të vërtetën dhe lirinë e fjalës. Ne jemi mësuar me bojkot mediatik, censurim të fjalës, anulim emisionesh, shpifje dhe cinizëm.

Ecim...

"Media platformë e atyre që mbajnë pushtetin ekonomik"/

krisitjan zoto arlind qorri

Sondazh

Poll