Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.

15 Tetor 2024, 07:15 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera disi më të larta se sa vlerat e zakonshme për muajin e tetor.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 23 °C,

në vendet e ulëta: 13 / 24 °C,

në vendet malore: 8 / 21 °C.

moti

Sondazh

Poll