Sport

Debutuesi formacionit Tuci: “Unë jam gjithmonë gati…!”

Ndeshja e vlefshme për raundin e katërt në Ligën e Kombeve u vendos nga goli i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë.

14 Tetor 2024, 21:28 Nga DOSJA
Debutuesi formacionit Tuci: “Unë jam gjithmonë

GJEORGJI - Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë në Tbilisi. Ndeshja e vlefshme për raundin e katërt në Ligën e Kombeve u vendos nga goli i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë. Pas sfidës së fituar foli Indrit Tuci, asistuesi i golit.

“E përjetova shumë mirë, ndjenjë e jashtëzakonshme. Çunat më kanë pritur shumë mirë që nga dita e parë dhe e kam kuptuar që jemi grup. Falë zotit që fituam. Unë jam gjithmonë gati. Trajneri më tha që do të luaj dhe u fokusova. Lëvizja ime si ato të Kapllanit kur ka qenë në kohë të vet(qesh)”, u shpreh Tuci.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll