Sport

Shqipëria thyen ‘mallkimin’ në Tbilisi, fiton ndaj Gjeorgjisë dhe shkon në 6 pikë! Lufta e kuqezinjve për vendin e parë tani e hapur...

Kuqezinjtë në këtë transfertë të vështirë reaguan edhe me lojë jo vetëm me rezultat, 3 ditë nga humbja në Çeki për të fituar me shifrat 0-1, në një ndeshje vërtetë shumë të luftuar.

14 Tetor 2024, 20:38 Nga DOSJA

Shqipëria thyen ‘mallkimin’ në Tbilisi, fiton ndaj

GJEORGJI - Kombëtarja shqiptare ka thyer mallkimin e Tbilisit, duke fituar për herë të parë atje pas 5 humbjes në historinëe përballjeve me Gjeorgjinë. Kuqezinjtë në këtë transfertë të vështirë reaguan edhe me lojë jo vetëm me rezultat, 3 ditë nga humbja në Çeki për të fituar me shifrat 0-1, në një ndeshje vërtetë shumë të luftuar.

Ndryshe nga ndeshja e pak ditëve më parë, kuqezinjt kanë marrë më tepër përsipër dhe kanë krijuar disa raste edhe pse portieri gjeorgjian Mamardazhvili ka qenë në pozicion për të mos lejuar topin të kalojë më tej.

Pavarësisht se për rreth 20 minuta të pjesës së parë kontrolluam lojën dhe krijuam shumë, në fundin e 45 minutave të para, vendasit u bën shumë të rrezikshëm, duke na mbyllur në gjysmën e fushës sonë me tentativa të shumta për të na ndëshkuar, por gjithsesi mbrojtja funksionoi, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat e barabarta 0-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, vetëm pak minuta saktësisht në të 48-tën kuqezinjtë kalojnë në avantazh falë golit të Kristjan Asllanit pas asistit të Tucit. Një avantazh të cilin e kontrolluam mjaft mirë, madje patëm edhe mundësitë tona për të dyfishuar rezultatin me Dakun, apo Bajramin, por ishim të pafat.

Ndërkohë Gjeorgjia e udhëhequr nga Kvarashkelia bëri çmos për të evituar humbjen por, Strakosha, Ismajli, Ajeti, dhe të gjithë lojtarët arritën në maksimumin e tyre për të marrë atë që ne na duhej, fitoren e shumëpritur pas dy humbjeve, për të qenë ende në garë për objektivin tonë të këtyre ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. 

Tashmë kuqezinjtë pas katër ndeshjesh kanë 6 pikë aq sa edhe Gjeorgjia në një garë të vështirë të një grupi të barabartë. Avantazh ynë në dy ndeshjet e fundit të nëntorit është faktin që do të luajmë në Tiranë përballë tifozerisë kuqezi me Republikës Çeke më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll