Sport

Shqipëria gjen fitoren në Gjeorgji/ Kuqezinjtë rrëmbejnë tre pikëshin në Tbilisi, goli i Asllanit vendimtar (VIDEO)

Pjesa e dytë u nis me ritën dhe me këmbë të mbarë ku pak minuta pas nisjes së ndeshjes Asllani gjeti portën e Gjeorgjisë më një goditje jashtë zonës së portierit. Mamardashivili nuk pati kohë për të reaguar dhe topi gjeti rrjetën.

14 Tetor 2024, 19:55 Nga N.F
Shqipëria gjen fitoren në Gjeorgji/ Kuqezinjtë
Asllani

TBILISI- Ka përfunduar me një fitore minimaliste ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Kombëtarja arriti të rrëmbente një fitore pas golit të Kristian Asllanit në minutën e 47. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shumë raste por asnjëra prej tyre nuk u finalizua me gol.

Pjesa e dytë u nis me ritën dhe me këmbë të mbarë ku pak minuta pas nisjes së ndeshjes Asllani gjeti portën e Gjeorgjisë më një goditje jashtë zonës së portierit. Mamardashivili nuk pati kohë për të reaguar dhe topi gjeti rrjetën. Goli i Asllanit i dha një frymë pozitive ekipit i cili shkoi disa herë drejt portës së Gjeorigjisë. Strakosha gjithashtu ishte vendimtar për këtë fitore i cili arriti të ndalonte disa raste të cilat ishin gola të sigurt nëse ai nuk do të reagonte në mënyrën e duhur. Shqipëria me këtë fitore ka grumbulluar 6 pikë ndërsa Gjeorgjia u ndal nga Kuqezinjtë ndërsa ka 6 pikë nga fitoret e mëparshme.

ndeshja shqiperi-gjeorgji

Sondazh

Poll