Politike

U përjashtua nga Partia e Lirisë, Braimllari largohet nga posti si kreu i grupit të këshilltarëve të PL-së në Këshillin Bashkiak Tiranë

Ish-deputeti bëri me dije se vendimi për përjashtimin e tij u mor më 1 tetor në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. 

14 Tetor 2024, 16:28 Nga r.ll
U përjashtua nga Partia e Lirisë, Braimllari largohet nga posti si
endrit braimllari

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përjashtuar nga radhët e partisë ish-deputetin Endrit Braimllari. Kjo gjë u njoftua nga vetë Braimllari përmes një shkrese depozituar në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ish-deputeti bëri me dije se vendimi për përjashtimin e tij u mor më 1 tetor në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. 

Në një komunikim zyrtar drejtuar Romina Kuko, kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari ka kërkuar largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ai ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur. 

SHKRESA E BRAIMLLARIT: 

Të nderuar, Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.

Ju uroj punë të mbarë,

ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË

ENDRI BRAIMLLARI

U përjashtua nga Partia e Lirisë, Braimllari largohet nga posti si

endrit braimllari partia e lirise

Sondazh

Poll