Aktualitet

FOTO/ "Diktaturë" te Autoriteti i Dosjeve, kryetarja vërejtje anëtarit: Ke folur në media pa lejen time, jam e vetmja që e përfaqësoj institucionin në ...

Zonja Sula kërkon dhe raportim të detajshëm mbi çdo takim tjetër "të paautorizuar" ku zoti Gjergji ka marrë pjesë. 

14 Tetor 2024, 21:52 Nga r.ll
FOTO/ "Diktaturë" te Autoriteti i Dosjeve, kryetarja
foto ilustruese

TIRANË- Liria personale e të shprehurit pa u censuruar duket se po reduktohet çdo ditë në institucione të ndryshme. Ky fenomen është hasur te Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, ku kryetarja Gentiana Sula i ka tërhequr vërejtje një anëtari të AIDSSH, konkretisht Gjergj Markut për një intervistë që ai ka dhënë dhe në një panel që ai ka marrë pjesë. 

Ka qenë gazetari Isa Myzyraj që këtë e ka faktuar edhe me emailet e dërguara nga zonja Sula për zotin Marku, ku thotë se ajo është e vetmja që mund të flasë dhe përfaqësojë AIDSSH ndaj palëve të treta.

Më tej thotë, se deklaratat publike të bëra pa u miratuar nga ajo, sipas saj janë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e institucionit. Po ashtu zonja Sula kërkon dhe raportim të detajshëm mbi çdo takim tjetër "të paautorizuar" ku zoti Gjergji ka marrë pjesë. 

FOTO/ "Diktaturë" te Autoriteti i Dosjeve, kryetarjaFOTO/ "Diktaturë" te Autoriteti i Dosjeve, kryetarja

Në përgjigjen e tij, zoti Marku e ka cilësuar emailin e kryetares së AIDSSH dhe përmbajtjen e tij, si formë kufizimi, ndikimi dhe ndërhyrje ndaj detyrës së tij. 

Marku kërkon që kjo formë ndërhyrje nga zonja Sula të mos përsëritet, në mënyrë që sipas tij çështja mos të dërgohet në Kuvendin e Shqipërisë apo Komisionin e Ligjeve. 

FOTO/ "Diktaturë" te Autoriteti i Dosjeve, kryetarja

Më poshtë gjendet dhe artikulli i VOA-s me titull "Vonesa në kërkimin dhe gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist", ku anëtari i AIDSSH, Gjergj Marku ka dhënë opinionin e tij mbi çështjen. 

FOTO/ "Diktaturë" te Autoriteti i Dosjeve, kryetarjaFOTO/ "Diktaturë" te Autoriteti i Dosjeve, kryetarja

autoriteti i dosjeve gentiana sula gjergj marku

Sondazh

Poll