Sport

'Shakaja' e CR7 me Szczesny: "Duhej të tërhiqeshe për të shkuar në një klub të madh"

Në fund të ndeshjes mes Polonisë dhe Portugalisë, portugezi i kushtoi disa fjalë të plot shaka portierit të ri të Barcelonës.

14 Tetor 2024, 15:30 Nga DOSJA

'Shakaja' e CR7 me Szczesny: "Duhej të tërhiqeshe

POLONI - Sfida Poloni - Portugali për Ligën e Kombeve nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer për polakët (1-3). Në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo dhe portieri Szczesny, që i ka dhënë lamtumirën kombëtares së tij, patën një skenë, që orët e fundit po bën xhiron e botës.

Kur portugezi po bënte një foto me disa tifozë të rinj, portieri polak iu afrua për ta pritur me një përqafim të ngrohtë, si dy ish-futbollistë që kanë luajtur së bashku te Juventusi.

“Të është dashur të tërhiqesh për të shkuar në një klub të madh,” - ka thënë me humor ylli portugez, duke pasur parasysh nënshkrimin e fundit të polakut te FC Barcelona. ​​Cristiano është shprehur se ishte shumë i lumtur për inkorporimin e Szczesny në La Liga, por takimi i tyre tashmë është bërë viral.

Shkas ishte batuta e veçantë që ai i bëri, e cila nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të Juventusit, skuadër në të cilën të dy lojtarët luanin, pas largimit të Cristiano nga Real Madridi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll