Aktualitet

Vrasja e Egli Progës/ Gjykata e Korçës ndryshon masën e sigurisë për tre të akuzuarit, lihen në burg

Mësohet se të tre personat Voltan Shkulaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, akuzohen për veprën penale veprimeqë pengojnë zbulimin e së vërtetës.

14 Tetor 2024, 13:24 Nga I.A
Vrasja e Egli Progës/ Gjykata e Korçës ndryshon masën e
Egli Proga dhe Denis Mece

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për tre të akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Mësohet se të tre personat Voltan Shkulaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, akuzohen për veprën penale veprimeqë pengojnë zbulimin e së vërtetës. Fillimisht këta persona ndodheshin në masën e sigurisë detyrim paraqitje, por gjykata ka vendosur t'i lërë në arrest me burg.   

Njoftimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 14.10.2024 ora 12:30 seanca me objekt: “Marrja në pyetje e personit të arrestuar”, ndaj shtetasve Voltan Shkulaku, Arjan Manellari, Leonidha Guçe të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301 dhe 25 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj këtyre shtetasve.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur më 10 gusht të këtij viti. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

Egli fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kanë qenë duke pire jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar.

gjykata e korçës egli proga voltan shkulaku arjan manellari leonidha guçe

Sondazh

Poll