Sport

Anglia pranë zyrtarizimit të një gjermani në krye të kombëtares!

Sipas raportimit të WELT TV, “3 luanët” janë në negociata me ish-teknikun e Bayern Munichut, Thomas Tuchel.

13 Tetor 2024, 21:59 Nga DOSJA
Anglia pranë zyrtarizimit të një gjermani në krye të

ANGLI - Anglia është në kërkim të një trajneri, që prej largimit të Gareth Southgate pas Euro 2024.  Sipas raportimit të WELT TV, “3 luanët” janë në negociata me ish-teknikun e Bayern Munichut, Thomas Tuchel.

Në bazë të asaj që shkruhet, negociatat kanë avancuar dhe shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje mes palëve. 51-vjeçari gjerman Tuchel ka drejtuar më parë ekipe si Dortmund, PSG apo Chelsea. Aktualisht, Anglia drejtohet nga Lee Carsley.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll