Sport

VIDEO / Anglia rikthehet të buzëqeshë, mund Finlandën!

Maqedonia e Veriut ndërkohë ka bërë një hap bindës drejt ngjitjes në Ligën B, pasi ka mundur me shifrat 2-0 në transfertë Armeninë.

13 Tetor 2024, 21:42 Nga DOSJA
VIDEO / Anglia rikthehet të buzëqeshë, mund Finlandën!

ANGLI - Anglia ka rimarrë veten pas humbjes përballë Greqisë, duke triumfuar me shifrat 3-1 në transfertë përballë Finlandës. Nuk ka qenë një fitore e thjeshtë për britanikët, të cilët përtej rezultatit, kanë vuajtur shumë përballë vendasve.

Grilish shënoi i pari por më pas vendasit krijuan shumë raste të rrezikshme dhe vetëm pasaktësia para porte shmangu përmbysjen. Goditja e dënimit e Aleksander-Arnold e më pas Rajs, çuan sfidën në shinat e duhura në momentin më kritik, ndërsa më pas vendasit shënuan vetëm golin e flamurit.

Maqedonia e Veriut ndërkohë ka bërë një hap bindës drejt ngjitjes në Ligën B, pasi ka mundur me shifrat 2-0 në transfertë Armeninë. Miovski i dha avantazhin ballkanasve, falë asistit të Alimit, i cili më pas shkroi vetë emrin në listën e shënuesve në këtë sfidë, duke vulosur fitoren 2-0 të ekipit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll