Sport

Sylvinho driblon presionin që ndjen: “Duhet të bashkëjetojmë me realitetin!”

"Nuk kam vendosur akoma se çfarë do të bëj me formacionin, pasi kemi udhëtuar mbi 3 orë me avion dhe më pas me autobus kemi mbërritur vonë, do të zhvilloj një stërvitje sot dhe ditën e nesërme do të vendos.”

13 Tetor 2024, 15:55 Nga DOSJA
Sylvinho driblon presionin që ndjen: “Duhet të
trajneri silvinjo

GJEORGJI- Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë mbrëmjen e së hënës ndeshjen e dytë të muajit tetor të Ligës së Kombeve dhe të katërtën në total, duke shpresuar të mbetet ende në garë, por edhe për të thyer këtë ecuri negative, jo vetëm në rezultate, por edhe në lojë. Humbja e Çekinë ishte pikërisht një ndër ato, që të linte shijen jo të mirë, për paraqitjen më tepër se sa për pikët e humbura.

Rreth 48 orë kanë kaluar nga ajo ndeshje dhe të paktat janë shanset që të ketë mundësi të një rikuperimi dhe përgatitjeje, ashtu si do të duhej përballë Gjeorgjisë që na mundi edhe në Arenën Kombëtare në ndeshjet e shtatorit. Pasi kanë mbërritur mbrëmjen e së shtunës në Tbilisi, kuqezinjtë janë stërvitur gjithçka pritet të jetë gati.

Në konferencën e fundin për shtyp trajneri Sylvinho deklaroi: “Ne kemi konsumuar shumë energji sepse Çekia është një skuadër e fortë edhe fizikisht, dhe ne humbëm shumë edhe në këtë aspekt. Nuk kam vendosur akoma se çfarë do të bëj me formacionin, pasi kemi udhëtuar mbi 3 orë me avion dhe më pas me autobus kemi mbërritur vonë, do të zhvilloj një stërvitje sot dhe ditën e nesërme do të vendos.”

Po a ndihet ai nën presion duke qenë se një rezultat jo pozitiv na nxjerr nga objektivi?  

“Ne duhet të bashkëjetojmë me të vërtetën dhe realitetin, është e vërtetë që një rezultat jo pozitiv nuk na bën punë, pasi ne na duhet fitorja, por ajo i duhet edhe atyre. Duhet të japim 100% pasi edhe Gjeorgjia është shumë këndërshtar i fortë, por do të provojmë, pasi edhe ne jemi shumë të fortë.”  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll