Sport

Adrian Ismajli: "Nuk kemi rrugë tjetër, na duhet vetëm fitorja!"

Rreth 48 orë kanë kaluar nga ajo ndeshje dhe të opaktat janë shanset që të ketë mundësi të një rikuperimi dhe përgatitjeje ashtu si do të duhej përballë Gjeorgjisë që na mundi edhe në Arenën Kombëtare në ndeshjet e shtatorit. Pasi kanë mbërritur mbërmjen e së shtunës në Tbilisi, kuqezinjtë janë stërvitur gjithçka pritet të jetë gati.

13 Tetor 2024, 15:40 Nga DOSJA
Adrian Ismajli: "Nuk kemi rrugë tjetër, na duhet vetëm
adrian ismajli

GJEORGJI - Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë mbrëmjen e së hënës ndeshjen e dytë të muajit tetor të Ligës së Kombeve dhe të katërtën në total, duke shpresuar të mbetet ende në garë dhe për të thyer këtë ecuri negative, jo vetëm në rezultate, por edhe në lojë. Humbja e Çekinë ishte pikërisht një ndër ato që të linte shijen jo të mirë, për paraqitjen më tepër se sa për pikët e humbura.

Rreth 48 orë kanë kaluar nga ajo ndeshje dhe të paktat janë shanset që të ketë mundësi të një rikuperimi dhe përgatitjeje ashtu si do të duhej përballë Gjeorgjisë që na mundi edhe në Arenën Kombëtare në ndeshjet e shtatorit. Pasi kanë mbërritur mbrëmjen e së shtunës në Tbilisi, kuqezinjtë janë stërvitur dhe gjithçka pritet të jetë gati.

Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje ishte mbrojtësi Adrian Ismajli përkrah trajnerit. Ndër deklaratat e futbollistit kuqezi, Ismaili theksoi: “Kemi dy humbje në dy ndeshjet e fundit, por kur i risheh ndeshjet kupton se për shembull ndeshja e shkuar me Gjeorgjinë, ne nuk e meritonim humbjen.

Ne kemi ardhur këtu për 3 pikë nuk ka rrugë tjetër, pasi vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë. Besoj nesër do të dalim me 3 pikë nga ky stadium, pasi edhe grupi është i bashkuar shumë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll