Art&Argëtim

Shkëlqeu me performancën e saj, kush po e mbështet këngëtaren Albëria Hadërgjonaj në prapaskenat e festivalit

20 Dhjetor 2019, 14:28 Nga DOSJA

TIRANË- Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj është një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar.

Në këngët që ajo publikon shumë njerëz gjejnë veten, prandaj dhe pëlqehet dhe ndiqet shumë në rrjetet sociale.

Kjo është pjesëmarrja e saj e pestë, në skenën e madhe të festivalit, të traditës dhe këngës.

Këtë vit ajo ka marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”, me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”.  Albëria i mahniti të gjithë mbrëmjen e djeshme me performancën e saj, ndërkohë në prapaskenë e shoqëronin disa persona shumë të dashur për të.

Bëhet fjalë për vajzën e saj, Anxhelinën, Beatrixin dhe Alban Ramosajn. Ata kanë qenë mbështetja më e madhe për Albërien.

A.C M.P/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbërie hadërgjonaj festivali kenges arbërie hadërgjonaj festivali kenges

Sondazh

Poll