Art&Argëtim

Eleni Fouriera mbështet hapur të preferuarën e saj në “Festivalin e këngës”

20 Dhjetor 2019, 14:05 Nga DOSJA

TIRANË- Eleni Fouriera këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, do të jetë e ftuar në natën e fundit të “Festivalit të kënges”.

Por siç duket këngëtarja ka filluar ta ndjekë “Festivalin e Këngës” që në natën e parë.

Eleni ka publikuar në  Instasory se e ka ndjekur festivalin dhe se e preferuara e saj është Elvana Gjata.

Këngëtarja ka publikuar një foto  të Elvana Gjata  dhe shkruan se është e preferuara e saj.

Elvana e ka ripublikuar foton, duke i shkruar Elenit se e do shumë dhe e quan atë mbretëreshë.

Elvana Gjata garon me këngën “Me tana”.

Kujtojmë që për Elvanën është folur gjatë, pasi emri i saj qarkulloi se do  të jetë edhe fituesja e këtij Festivali të ’58 në RTSH. Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

M.P/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eleni fouriera elvana gjata festivali kenges eleni fouriera elvana gjata festivali kenges

Sondazh

Poll