Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo ‘mbron’ fansin, që hyri në fushë nga rojet e sigurisë...

Një tjetër tifoz i ri i Cristiano Ronaldos pushtoi fushën, me CR7 që u kërkoi njerëzve të sigurisë të prisnin derisa të përfundonte selfie-ja e tyre.

13 Tetor 2024, 13:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Cristiano Ronaldo ‘mbron’ fansin, që hyri në

PORTUGALI - Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Polonisë për Nations League, Cristiano Ronaldo arriti të bëhet protagonist absolut, duke arritur në 133 gola me kombëtaren e tij. 39-vjeçari u sulmua sërish nga një tifoz i ri, i cili zbriti në fushë për të bërë një selfie me idhullin e tij.

Sapo tifozi hyri në fushë dhe arriti te superylli portugez i Al Nassr, i cili po dilte për t’u zëvendësues, ai u shfaq i patrazuar, madje u kërkoi rojeve të sigurimit të prisnin derisa të përfundonte fotoja e tyre. Si sigurimi, ashtu edhe Bernardo Silva, ndërhynë dhe tentuan të largonin tifozin e Ronaldos, por ai i qetësoi.

Ai tashmë është mësuar me këtë fenomen veçanërisht të shpeshtë këtë vit dhe duket se e shijon dashurinë që merr nga fansat e tij, të cilët rrezikojnë gjithçka për ta njohur nga afër qoftë edhe për pak sekonda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll