Sport

Carsley do të largohet nga pankina e “Tre Luanëve”, sapo t'i përfundojë kontrata!...

Trajneri Lee Carsley nuk dëshiron të vazhdojë në stolin e Anglisë pas skadimit të kontratës së tij, të cilën tashmë ia ka komunikuar FA-së sipas Telegrafit.

13 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Carsley do të largohet nga pankina e “Tre Luanëve”, sapo

ANGLI - Lee Carsley pasoi Gareth Southgate në pankinën e “Tre Luanëve” dhe mori detyrën e trajnerit kujdestar nga gushti i kaluar për të menaxhuar Anglinë në Nations League.

50-vjeçari, i cili ka dhënë dorëheqjen edhe si trajner i Anglisë U-21, raportohet nga  Telegrafi se ka informuar FA-në se nuk dëshiron të vazhdojë në pankinën e “Tre Luanëve” pas përfundimit të marrëveshjes, e cila pritet të skadojë në nëntor me ndeshjet kundër Greqisë (14/11) dhe Irlandës (17/11).

Kujtojmë gjithashtu se Thomas Tuchel është në krye të listës për postin e trajnerit në kombëtaren e Anglisë sipas “Bild”, me mediumin gjerman që flet për negociata të avancuara të teknikut gjerman me FA angleze.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll