Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare, dyshohet se ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë

Gjithashtu dyshohet se 55-vjeçarja ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

12 Tetor 2024, 22:16 Nga E. D
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare, dyshohet se ka
fotot ilustruese

PUKË- Një 55-vjeçare ka humbur jetën në Pukë. Siç raportohet viktima kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta. Gjithashtu dyshohet se 55-vjeçarja ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:

Një person, rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë 55-vjeçaren, nusen e xhaxhait. Dyshohet se 55-vjeçarja ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

puke viktime

Sondazh

Poll