Politike

Krijimi i partisë së re nga Alibeaj, Berisha: Biza antiopozitë e Ramës

Berisha u shpreh i hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike që ka si objektiv kryesor rrëzimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

12 Tetor 2024, 14:37 Nga I.A

Krijimi i partisë së re nga Alibeaj, Berisha: Biza antiopozitë e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me krijimin e partisë së re “Djathtas 1912”, prezantuar ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj. Berisha i quajti themeluesit e kësaj partie si “biza antiopozitë të Ramës”, duke nënkuptuar se krijimi i kësaj partie është një lëvizje që synon të dëmtojë opozitën në favor të kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh i hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike që ka si objektiv kryesor rrëzimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

“Së pari, për partitë si kjo e fundit që përmende ti, pozicioni im është i qartë. Së dyti, për bizat antiopozitë të Edi Ramës që kanë dalë në skenë, pozicioni im mbetet i njëjtë. Partia Demokratike është e hapur për bashkëpunim dhe bashkim me çdo formacion politik që ka si qëllim largimin e Edi Ramës nga pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. As Sali Berisha dhe as askush tjetër nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve se kush do të udhëheqë vendin,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll