Politike

Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Një qeveri teknike me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate

Gjatë fjalës së tij Berisha foli edhe për krijimin e qeverinë teknike si të vitit 2017 ndërsa e cilësoi si një model i dështimit të plotë.

12 Tetor 2024, 13:48 Nga N.F
Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2025. Gjatë fjalës së tij Berisha foli edhe për krijimin e qeverinë teknike si të vitit 2017 ndërsa e cilësoi si një model i dështimit të plotë.

Ai shtoi se qeveria i teknike me Ramën kryeministër, është jashtë çdo imagjinate. Berisha tha se janë forcë demokratike dhe në pushtet vijnë vetëm me votë. Kreu i PD-së shtoi se ata kanë përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama ndërsa shtoi se do përdorin të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Berisha: Ai është modeli i dështimit të plotë. Qeveri teknike me Ramën kryeministër, është jashtë çdo imagjinate. Dy gjëra duhet të përsëris këtu, ne jemi forcë demokratike dhe pushtet me dhunë nuk marrim kurrë.


Ne jemi forcë demokratike dhe në pushtet vijmë vetëm me votë. Por ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë.

berisha qeveri teknike

Sondazh

Poll