Politike

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët në tërë historinë e vendit

Berisha tha se denoncon publikisht buxhetin e vitit 2025, të shpallur si buxhetin më të madh të kohërave prej 8 miliardë eurosh, por sipas tij ky do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrore dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit.

12 Tetor 2024, 13:00 Nga N.F
Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2025. Berisha tha se denoncon publikisht buxhetin e vitit 2025, të shpallur si buxhetin më të madh të kohërave prej 8 miliardë eurosh, por sipas tij ky do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrore dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit.

Ai shtoi se në këtë buxhet prej 8 miliardë euro, i cili de facto bën të mundur dyfishimin e të gjitha rrogave dhe pensioneve në Shqipëri por Berisha thekson se parashikohet një vjedhje e tmerrshme e këtyre shumë miliardave euro të qytetarëve shqiptarë. Ai tha se sipas strukturës së përcaktuar nga narkoqeveria, buxheti do përdoret pasivisht për llokmat e rrugëve dhe jo rrugët, sepse ndërtimi i rrugëve siç e dini është zëvendësuar me ndërtimin e llokmave, apo siç i pëlqen Ramës dhe Lubisë, loteve të tyre.

Fjala e Berishës:

Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve dhe të gjithë atyre që ndjekin këtë takim me gazetarët në kushte të veçanta. Jam sot para jush për të denoncuar publikisht buxhetin e vitit 2025, të shpallur si buxhetin më të madh të kohërave prej 8 miliardë eurosh, por pasi jam njohur me strukturën e tij, informoj qytetarët shqiptarë se ky do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve nga narkoqeveritarët qendrore dhe vendorë të tyre në tërë historinë e vendit.


Kjo sepse në këtë buxhet prej 8 miliardë euro, i cili de facto bën të mundur dyfishimin e të gjitha rrogave dhe pensioneve në Shqipëri, por le të themi me dorë të kursyer rritjen me 50 përqind të tyre pa asnjë vështirësi, parashikohet jo kjo, por parashikohet një vjedhje e tmerrshme e këtyre shumë miliardave euro të qytetarëve shqiptarë. Kështu sipas strukturës së përcaktuar nga narkoqeveria, buxheti do përdoret pasivisht për llokmat e rrugëve dhe jo rrugët, sepse ndërtimi i rrugëve siç e dini është zëvendësuar me ndërtimin e llokmave, apo siç i pëlqen Ramës dhe Lubisë, loteve të tyre.


Pra, do i përkushtohet kryesisht këtyre për faktin e vetëm se 1 km rrugë në të njëjtin terren në Shqipëri, ndërtohet me 10-fishin e çmimit me të cilin ndërtohet në Kroaci. Çka do të thotë se në Shqipëri vidhen të paktën 90 përqind e investimit, madje edhe më shumë, po të kemi parasysh se rrogat në Kroaci janë dy herë më të larta se në Shqipëri. Buxheti prej 8 milardë euro shënon fatkeqësinë e madhe të radhës për shqiptarët pasi ky buxhet në të gjitha punët publike të tjera, përveç rrugëve, shkollat, qendrat shëndetësore, çerdhet, zyrat, etj, parashikon një kosto 6 gjer në 10 herë më të lartë se sa në mesataren e BE. Pra, parashikon një vjedhje, po të kemi parasysh dhe rrogat, 70 gjer në 94 përqind të të gjithë investimeve që bëhen në këto objekte. Kurrë ndonjëherë një qeveri nuk ka vjedhur në mënyrë kaq të pamëshirë qytetarët e vet.

berisha buxheti 2025

Sondazh

Poll