Politike

Mosbindja civile e opozitës, Rama: Dy protesta ka pasur në Shqipëri, të tjerat janë shfaqje dhe manifeste politike!

Ai gjatë fjalës së tij në podkast e ka cilësuar protestën e opozitës një shfaqje politike. Sipas tij dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz, ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve.

12 Tetor 2024, 10:37 Nga N.F
Mosbindja civile e opozitës, Rama: Dy protesta ka pasur në
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë podkastit “Flasim”, ka komentuar protestën e opozitës të zhvilluar më 7 tetor. Ai gjatë fjalës së tij në podkast e ka cilësuar protestën e opozitës një shfaqje politike. Sipas tij dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz, ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve.


Gjatë podkastit “Flasim” ku kishte ftuar kishte Gentian Shaqirin, një pedagog i apasionuar pas motosportit, Rama u ndal te studentët dhe çështjet e arsimit. Kryeministri u shpreh mes të tjerash se në Shqipëri vetëm dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz.

“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta, sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ka një traditë proteste në Shqipëri, kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ato nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë”, tha Rama.

Kryeministri veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve. Sipas tij kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje.


“Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie,” tha Rama. 

edi rama protesta e opozites

Sondazh

Poll